“Goditi arbitrin me çakmak”, reagon Erjon Braçe: Po pres të më thoni me çfarë!

Shqipëria

“Goditi arbitrin me çakmak”, reagon Erjon Braçe: Po pres të më thoni me çfarë!

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:14
Andi Koçi dhe Erjon Braçe

Në lidhje me lajmin se goditi arbitrin Andi Koçi gjatë ndeshjes së luajtur ditën e djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut, reagoi deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Ai shkruan se po abuzohet kot me këtë lajm të rremë pasi një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Eeeej se e paskeni bere fakt te kryer;

A mund te me thoni se me cfare kam qelluar;

me "cakmak"- sic thote origjinali, me "nje objekt"- sic thote Shoqata e Ilir Shulkut, me "nje send te forte"- sic thote Top Channel duke ju referuar deklarates se Shoqates se Ilir Shulkut, ne menyre te rreme natyrisht, sporti i ri ne Top ky?

Po pres!”, shkruan Braçe.

Në lidhje me këtë rast reagoi sot edhe Shoqata e Arbitrave Shqiptarë duke dënuar veprimin e deputetit socialist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat