Ministrja Kumbaro në Cetinje. Bashkojmë skenën dhe historinë e përbashkët

Shqipëria

Ministrja Kumbaro në Cetinje. Bashkojmë skenën dhe historinë e përbashkët

Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:28
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në Cetinje

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ndodhet për një vizitë zyrtare në Cetinjë, Mali i Zi, ku u takua me homolgun e saj, Ministrin e Kulturës, Aleksandar Bogdanovi?.

"Të bashkojmë forcat artistike si dhe te bashkojmë skenat tona, sepse historitë tona të përbashkëta duhen treguar- u shpreh Kumbaro në konferencën për shtyp duke shtuar se "Ky takim kryhet përpara takimit të dy qeverive tona dhe shpreh edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin politik të institucionit që unë drejtoj për të bashkëpunuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë". 

Ministri Bogdanovi? u shpreh se projektet e përbashkëta ndërkombëtare në projektet IPA apo Creative Europe do të konkretizohen me një bashkëpunim dypalësh mes Malit të Zi dhe Shqipërise. 

Takimi dypalësh u konkretizua me propozime konkrete në fushën e krijimtarisë muzikore, filmit, ekspertizës në trashëgimi, etj.

Njerëzit e kulturës kanë kohe qe bashkepunojne. E kemi për detyrë te nstitucionalizohme kete marredhenie mes artisteve"- përfundoi Kumbaro.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat