Deputeti i PD sulmon Bregun dhe Dritan Demirajn: Edhe sa ish-ministra na kanë ngelur pa punë, që t’i punësojë Rama?

Shqipëria

Deputeti i PD sulmon Bregun dhe Dritan Demirajn: Edhe sa ish-ministra na kanë ngelur pa punë, që t’i punësojë Rama?

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:31
Myslim Murrizi

Pas lajmit per postin qe fitoi ish-ministrja e PD-se, Majlinda Bregu dhe kthimit ne detyren qe kishte para se ta largonte Kodheli, te ish ministrit te Brendshem, Demiraj, vjen reagimi thumbues i deputetit demokrat, Myslim Murrizi. I cili eshte i pari ze, qe reagon nga radhet e demokrateve, pas zhvillimeve me te fundit.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, ai shkruan se demokratet nuk i ze gjumi naten dhe pyesin se “edhe sa ish ministra te qeverisjes se PD, kane ngelur pa u punesuar nga qeveria Rama??

Postimi i Murrizit 

DEMOKRATET “PYESIN “KUR I TAKOJME

Edhe sa ish ministra te qeverisjes se PD, kane ngelur pa u punesuar nga qeveria Rama???

Majlinden e pame qe falenderoi Ditmirin e Sules thone, Dritanin e lexuam qe falenderoi Olten e “SUDES”( gjallices).

Nuk na ze gjumi rehat thone po nuk mbaroi punesimi me kohe te plote i ish ministrave, deputeteve, drejtoreve dhe funksionareve te PD-se, ne kete qeveri, se jo pak kontribut kane dhene te shkretit qe Rama te jete sot kryeminister.

Ju dhashe “ kurajo” duke i sqaruar se edhe ata qe nuk kane filluar pune, e kane mare ndonje TENDER me miliona EURO.

Ahhh me thane, na qetesove se ishim me gjak ngrire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat