Zhvillime të rëndësishme janë bërë publike sot në lidhje me hetimin e vrasjes së Komisarit Artan Cuku e ndodhur 1 vit më parë në pragun e pallatit ku banonte.
Siç raportojnë mediat ditën e sotme, është zbuluar emri i personit që ka porositur vrasjen e Komisarit Cuku.
I dyshuari si urdhërues i vrasjes është Bledar Jambelli, i arrestuar në dhjetor 8 Dhjetor të vitit 2012 nga Artan Cuku, në lidhje me vrasjen e Armando Delaj.
Sipas medieve për vrasjen e Komisarit Cuku fillimisht janë dhënë 3 mijë euro, por më pas autori i arrestuar Mikel Shallari ka kërkuar më shumë para.
Raportohet se atij i ishin premtuar edhe 20 mijë euro.
Bledar Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar në datën 17 prill, pak ditë pasi Shallari vendosi që të bëhej i penduar dhe ka rrëfyer të gjithë krimin.