Kujdes këtë të martë, temperaturat “çmenden” në mesditë!

Shqipëria

Kujdes këtë të martë, temperaturat “çmenden” në mesditë!

Më: 24 prill 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Kjo e martë është e njëjtë, përveçse me një ndryshim të temperaturës në thuajse të gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat Lindore të vendit.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira të përkohshëm në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rritje të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare vijon dallgëzimi 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat