Gazetari i RTSH: Erjon Braçe goditi arbitrin Koçi me çakmak

Shqipëria

Gazetari i RTSH: Erjon Braçe goditi arbitrin Koçi me çakmak

Më: 24 prill 2018 Në ora: 07:40
Ilustrim

Ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” u luajt ndeshja Partizani-Skënderbeu, e cila përfundoi me një fitore të miqve. Goli u shënua nga Bruno Dita në minutën e 4-t shtesë. Megjithatë ky nuk është lajmi kryesor sipas gazetarit të RTSH, Ervin Baku.

Ai hedh akuza mbi deputetin, njëherësh dhe një tifoz i flaktë i Partizanit, Erjon Braçe se ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes Andi Koçi. Më poshtë do të lexoni shënimin që gazetari ka vendosur në rrjetin e tij social, “Facebook”.
Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat