Flet troç dhëndri i Berishës: Saliu shkëlqeu me mungesën e tij, çfarë shkoi keq në Këshillin Kombëtar

Shqipëria

Flet troç dhëndri i Berishës: Saliu shkëlqeu me mungesën e tij, çfarë shkoi keq në Këshillin Kombëtar

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:08
Jamarbër Malltezi , i cili njihet edhe si dhëndri i Sali Berishës

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi , i cili njihet edhe si dhëndri i Sali Berishës, në një intervistë në Debati në Channel One ka folur për problemet që kishin hasur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Në këtë intervistë Malltezi liston tre probleme që duheshin evituar gjatë kësaj mbledhje dhe deklaroi se Berisha shkëlqeu me mungesën e tij.

Pjesë nga deklarata e tij

Kishte 3 pika që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që nuk shkuan mirë. 20 minutat e para të mbledhjes nuk u menaxhuan si duhet.

Draft statuti u shpërnda 6 orë para mbledhjes se këshillit dhe nuk patën mundësi anëtarët të bënin sugjerime.

Nuk u lejua të behej analiza e humbjes së zgjedhjeve në këshill. Duke qenë se kishte kohe që nuk mblidhej, analiza duhej lejuar.

Duhej lejuar diskutimi në parim i draft statutit. Ne jemi parti e fjalës se lirë dhe aty duhej lejuar të diskutohej. Berisha shkëlqeu me mungesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat