Rritet numri i të huajve në Shqipëri, 677 mijë në tre muaj

Shqipëria

Rritet numri i të huajve në Shqipëri, 677 mijë në tre muaj

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Vizitorë dhe turistë të huaj po rrisin gjithnjë e më shumë interesin për Shqipërinë, duke e kthyer në një vend të preferuar për vizita pune, biznesi dhe turizmi.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë 3-mujor të parë të vitit, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, kryeson Gjermania me rritjen më të madhe 18.8 %, Polonia me 18.1%, Greqia me 16.7. 

Për tre muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë 56 mijë shtetas italianë, me rritje prej 12.3%, e më pas vijnë shtetasit nga Kosova, Mali i Zi, SHBA, Britania e Madhe etj. Sipas INSTAT edhe në muajin mars 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend ka shënuar numrin e 254.019 personave. Krahasuar me muajin mars 2017, ky numër është rritur me 4.3 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat