‘Nuk justifikon pasurinë’, nxehet gjyqtarja, akuzon Komisionin e Vettingut: Dua…

Shqipëria

‘Nuk justifikon pasurinë’, nxehet gjyqtarja, akuzon Komisionin e Vettingut: Dua…

Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:28
Gjyqtarja e Kushtetueses

“Dua rikonfirmim ne detyre. Pasuria ime dhe e burrit eshte e ligjshme”. Keshtu ka deklaruar gjyqtarja e Kushtetueses, Altina Xhoxhaj, e cila ka reaguar pak e nxehur ne seancen ne ngarkim te saj, qe po mbahet kete paradite.

Sipas saj, llogaritjet e KPK jane te bera keq dhe jane vendosur apriori.

“Kam paraqitur prova te plota per te ardhurat. Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin dhe pasurine e bashkeshortit. Kerkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne menyre te ligjshme”- ka thene ajo.

Konstatimet e KPK 

Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005 60 mije euro 109 metra katrore. Ka nje truall ne gjirin e Lalzit qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Gazetari i “Panorama”, raporton se sa i perket aftesive profesionale ka patur probeleme me disa vendime te dhena jashte afateve kohore dhe zgjaten e procedimeve.

KPK thote se ka patur nje konflikt interesi ne vitin 2001, ku sipas denoncimit te nje shtetasi me inicialet C.C. babai i gjyqtares ka qene trup gjykuese ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe Xhoxhaj ka qene relatore e ceshtjes kur ka shkuar ne Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat