Majlinda Bregu merr postin e rëndësishëm, falenderon dhe kundërshtarin e PS

Shqipëria

Majlinda Bregu merr postin e rëndësishëm, falenderon dhe kundërshtarin e PS

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:12
Ish deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu

Ish deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka fituar këtë të hënë një post mjaft të rëndësishëm.

Bregu është bërë Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një post për të cilin ka lobuar gjithashtu edhe qeveria e të majtëve, që të shkonte në duart e Bregut. E pikërisht për këtë çështje, Bregu ka falënderuar dhe kundërshtarin e saj politik, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Më poshtë statusi i Bregut:

Fituam?

Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.

U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat