Turqit marrin minierën e dytë më të madhe në Shqipëri

Shqipëria

Turqit marrin minierën e dytë më të madhe në Shqipëri

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Shoqëria “Vllahen Mining” është shpallur fituese e garës për lejen minierare në zonën 294/7, e referuar si Miniera e Vlahnës në Kukës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shpallur këtë subjekt fitues në bazë të ofertës të paraqitur për garën e datës 23 Mars 2017.

“Vllahen Mining”, bazuar në ekstraktin e QKR është një shoqëri e zotëruar në përqindje të barabarta nga shqiptarja “Albchrome Holding” (pjesë e Balfin) dhe gjigandi turk në eksportin e kromit, “EKIN MADEN TICARET VE SANAYI”. Kompania shqiptare dhe ajo turke janë bashkuar në këtë sipërmarrje të përbashkët (joint venture) vetëm pak ditë përpara aplikimit në MIE, më 12 Mars.

Kompania parashikon të kryejë një investim prej 1.27 miliardë lekësh në minierën e Vlahnës, për të realizuar një prodhim vjetor prej 92,665 ton, sasi e cila do të përpunohet po ashtu nga kjo kompani.

Në total, vlera e produkteve minerare, duke u bazuar në rezervat gjigande të Vlahnës, llogaritet në mbi 25.7 miliardë lekë, nga ku rentabiliteti ekonomik, pra përqindje që do t’i shkojë shtetit është 42.66%.

“Vlahna” llogaritet të ketë rreth 1,390,000 ton/m3 krom në një sipërfaqe prej 1.804 kilometrash katrorë – raporton SCAN.

Miniera nisi punën në vitin 1986 dhe deri në vitin 2006 llogariste një prodhim total xeherori kromi prej 45 mijë tonësh. Kjo minierë është një nga tetë minierat në Shqipëri që kanë mbi 1 milion ton rezerva kromi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat