Gjirokastër, zyrtarit të PD i vënë pistoletën në kokë

Shqipëria

Gjirokastër, zyrtarit të PD i vënë pistoletën në kokë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:03

Partia Demokratike ka denoncuar fuqishëm kërcënimin me pistoletë në mes të natës të kryetarit të degës së PD në Gjirokastër Florian Xhuti. Deputeti demokrat Enkelejd  Alibeaj ka denoncuar publikisht këtë rast në deklaratë për mediat, duke thënë se shteti kriminal kryen të tilla kërcënime të tmerrshme në drejtim të zyrtarëve të opozitës të vendit.

Deklarata:

Jam këtu për të denoncuar një ngjarje të rëndë kriminale! Persona të armatosur në mes të natës kanë kërcënuar me pistoletë në kokë, kryetarin e grupit të punës për organizmin e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur, pasi Floriani po kthehej nga një takim me  strukturat e partisë në Tepelenë.

Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, mjeti me të cilin Florian Xhuti udhëtonte i vetëm, është ndaluar nga një automjet tjetër, ku ishin dy persona, të cilët ai nuk ka mundur t’i identifikojë. Pasi i kanë zënë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej personave  është afruar tek mjeti i zyrtarit të Partisë Demokratike, Florian Xhuti, i ka vendosur pistoletën në kokë, duke e sharë dhe duke e kërcënuar me paralajmërimin të mos kthehej më në Tepelenë për të sharë qeverine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat