Prej 5 ditësh zjarr në pyjet e Pogradecit, Polica dhe zjarrfikëset heshtin

Shqipëria

Prej 5 ditësh zjarr në pyjet e Pogradecit, Polica dhe zjarrfikëset heshtin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:31
Zjarri

Edhe pse i nxehti nuk ka mbërritur në vlerat maksimale, vatrat e para të zjarrit janë shënuar në pyjet e Njësisë Administrative Velçan në Pogradec.

Prej 5 ditësh një perimetër i madh është pushtuar nga flakët që po rrezikojnë edhe banesat e këtij fshati. Në denoncimin e mbërritur në Gazetën Express thuhet se shërbimet zjarrfikëse nuk kanë shkuar për të bërë shuarjen flakëve.

Kjo vatër është ndezur nga vetë banorët e fshatit për të hapur zona të reja kullote për bagëtinë. Deri më tani as policia e zonës nuk ka nisur hetime për zjarrëvenie të qëllimshme. Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat