Masakra në Dajç/ Prokuroria: Burg përjetë autorit. Vrau dy, plagosi 4. Ja ç’ndodhi

Shqipëria

Masakra në Dajç/ Prokuroria: Burg përjetë autorit. Vrau dy, plagosi 4. Ja ç’ndodhi

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Prokuroria kerkon burg per jete per shtetasin Miklovan Parubi, autor i vrasjes se dyfishte ne Dajc me 3 tetor 2016 dhe plagosjes se 4 te tjereve.

Ne seancen e sotme, prokuroria kerkoi 20 vite burg per Marçel Shpijati, bashkepunetor i tij.

Prokuroria ne paraqitjen e provave tregoi se pervec pamjeve filmike ka marre deshmite e 7 personave te tjere te pranishem ne vendngjarje mes te cileve edhe 4 te plagosur.

Shpijati ka pranuar te bashkepunoje me drejtesine prandaj prokuroria kerkoi vetem 20 vite burg nga 40 qe parashikojne veprat penale qe rendojne mbi te.

Ne banesen e autorit Parubi policia ka gjetur pas vrasjeve dhe plagosjeve 1.3 kg cannabis sativa.

Ne diten e ngjatjes mbeten te vrare Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti dhe mbeten te plagosur Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi.

NGJARJA 

Autori, Miklovan Parubi, me një kallashnikov në dorë i është drejtuar lokalit të zonës dhe ka qëlluar kuturu.

Nga plumbat ka gjetur vdekjen Arjet Saiti, 40 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 29 vjeç, ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç.

Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por Saiti dhe Kopshti gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:40, në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër.

Fillimisht u dha njoftimi se ka të shtëna me armë zjarri, por në vendin e ngjarjes policia e Shkodrës pa masakër. Nga të dhënat e para u pohua se mes personave të lënduar dhe autorit kishte ndodhur një konflikt gjatë një loje pokeri.

Mes tyre kishte nisur sherri, i cili u pasua me fyerje ndërmjet palëve. I rënduar nga fyerjet ka qenë Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili sipas Policisë ishte person i njohur në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.

Ai është tërhequr nga lokali aq sa për të marrë një armë kallashnikov dhe me të ka hyrë brenda pak çaste më vonë, për të ekzekutuar dy prej bashkëfshatarëve të tij.

Menjëherë janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës, në bashkëpunim me FNSH-në, me qëllim kapjen e autori Miklovan Parubi, i cili është arratisur bashkë me armën e krimit.

Deshmia

“Ma bënë borxh. Më kanë ngacmuar dhe nuk i duroja dot”- ka thene pas arrestimit Miklovan Parubi.

Autori i krimit të dyfishtë dhe plagosjes së 4 bashkëfshatarëve të tij ka treguar para grupit hetimor se objektiv ka pasur dy vëllezërit Kopshti dhe Ndok Markun.

Ndërsa vetëm pohonte se ata ua kishin bërë borxh, 33-vjeçari nuk ka dhënë asnjë sqarim se cili ishte “borxhi”.

Për hir të kësaj “hatërmbetjeje”, ai qëlloi për vdekje pronarin e lokalit ku ndodhi masakra, Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, si dhe plagosi Aleks Prendin, Vinçens Kopshtin, Ndok Markun dhe Kitas Mollën.

Autori u arrestua pas një superaksioni të Policisë së Shkodrës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa qëndronte i fshehur në një stallë, pranë banesës së tij.

Skena e krimit 

Ndërkohë, policia ka mundur të zbardhë edhe skenën e krimit, bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve dhe kamerat e sigurisë të bllokuara nga ambienti i lokalit. Autori ka qenë në lokal duke zhvilluar një lojë pokeri me shoqërinë e tij, por jo me shuma të mëdha.

Në një moment, në lojë e sipër ai është çuar dhe ndërsa ka bërë shenjë me duar i irrituar, është larguar nga lokali dhe ka marrë një armë automatike. Ka ngjitur shkallët dhe ka hyrë bashkë me kallashnikovin brenda.

“A e dini se ju vras?!”, i është drejtuar ai tavolinës ku ndodheshin bashkëfshatarët e tij. Të pranishmit mësohet se kanë qeshur, pasi nuk e mendonin se çfarë do të ndodhte, por edhe për faktin se shpeshherë e kishin parë autorin të lëvizte i armatosur.

Njëri prej tyre, dyshohet Gacalin Kopshti, i është drejtuar me fjalët: “Çfarë të kemi bërë që do të na vrasësh?”, por pa e mbyllur fjalinë, autori e ka qëlluar, duke i shkaktuar vdekjen.

Kur dëgjoi të shtënat, Arjet Saiti i është afruar Parubit, duke tentuar që t’ia marrë armën nga duart. Në atë moment 33-vjeçari ka qëlluar ndaj Saitit, duke e lënë të vdekur në vend. Plumbat e tjerë i ka lëshuar kuturu, duke plagosur personat e tjerë të pranishëm.

Pas krimit, autori është larguar, duke u ndihmuar nga një tjetër banor i zonës, Marçel Shpijati. Ky i fundit, sipas burimeve nga vendngjarja, e ka ndihmuar autorin për të gjetur armën kallashnikov me të cilën më pas ka kryer edhe krimin e rëndë duke qëlluar mbi shokët e tij.

Pasi Parubi ka kryer krimin, Shpijati e ka ndihmuar sërish që të largohet me shpejtësi dhe që të fshihet për të mos rënë në gjurmët e policisë. Policia po punon për të zbuluar se çfarë shkaqesh ka pasur autori të ekzekutonte tre personat që, sipas tij ia kishin bërë borxh dhe fakti se ai ka bashkëpunuar edhe me një tjetër person.

Vetë Miklovan Parubi nuk ka treguar pendesë për ngjarjen, por vetëm duke thënë se i vinte keq për tre të tjerët. “Më vjen keq për të tjerët. Unë u thashë të ndaheshin veçmas, por ata nuk dolën nga lokali dhe unë i qëllova”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat