Prangoset polici në Fier. Ja emri dhe akuza

Shqipëria

Prangoset polici në Fier. Ja emri dhe akuza

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:14
Foto

Një punonjës policie është vënë në pranga, pasi fuste drogë në burgun e Fierit.

Burime nga ministria e Drejtësisë thanë se, drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arreston në flagrancë një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike, kanabis sativa.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat