Vrasja e Mario Majollarit/ Fotot e para, Kastriot Gjuzi pas kafazit të xhamit në gjykatë

Shqipëria

Vrasja e Mario Majollarit/ Fotot e para, Kastriot Gjuzi pas kafazit të xhamit në gjykatë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:05
Kastriot Gjuzi

Kastriot Gjuzi, i dyshuar si autori kryesor për vrasjen e Mario Majollarit, është shfaqur tejet i qetë sot në sallën e gjyqit, ku gjykata i caktoi atij edhe masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Teksa konfirmoi të dhënat e tij personale, 40-vjeçari qëndroi pas kafazit të xhamit, në pritje të masës, ndërsa nuk u shfaq aspak nervoz.

‘BalkanWeb’ ka publikuar nga salla e gjyqit disa foto, ku shihej edhe vet autori i dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio.

Image

 

Gjuzi ka mohuar kategorikisht akuzat për vrasjen me armë të të riut në Tiranë, ndërsa theksoi se në lagjen e këtij të fundit kishte shkuar pasi aty kishte vjehrrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat