Manastirliu: Nisi programi kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetsore

Shqipëria

Manastirliu: Nisi programi kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetsore

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:13
Ogerta Manastirliu në Roskovec

Gjatë inspektimit të ndërhyrjes në qendrën shëndetësor në Roskovec, ministrja Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës. 

Rreth 37 mijë banorë të Roskovecit në Fier do të përfitojnë shërbimet shëndetësore në këtë qendër shëndetësore që po ristrukturohet plotësisht. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha është ndërhyrë në 11 qendra shëndetësore në Fier, Lushnje dhe Mallakastër që ofrojnë shërbim parësor. Gjatë këtij mandati qeveria parashikon ndërhyrje për përmirësimin e kushteve në 300 qendra shëndetësore.

Ogerta Manastirliu: “Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standart nga veriu në jug. 80 qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit.”

Gjithashtu mjekët janë trajnuar dhe pajisur me "çantën e mjekut", e cila përmban të gjithë elementet e duhur për të gatantuar ofrimin e urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat