Raporti i DASH, Vasili: Amerika ka lëshuar alarmin, Rama po fundos vendin

Shqipëria

Raporti i DASH, Vasili: Amerika ka lëshuar alarmin, Rama po fundos vendin

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:19
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në të gjithë degët e qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili është shprehur se kryeministri Edi Rama po e fundos Shqipërinë.

Sipas tij, raporti i DASH ka nxjerrë në dritë 'kalbësirën shtetërore që Rama ka ndërtuar.

Ai nënvizoi se shqiptarët janë pa drejtim.

Deklarata e plotë:

Amerika leshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.

Departamenti Amerikan i Shtetit, nxjerr ne driten e diellit kalbesiren shteterore,qe ka ndertuar kryeministri.

DASH tregon qarte se sa skandaloze eshte kapja e medias dhe autocensura e saj. Lindja e ERTV si televizion i ngjajshem i Sadam Hysenit dhe neshtrimi i turpshem i televizioneve,qe transmetojne ate jane produkti i kryeministrit hajdut dhe manipulator i lirise se medias.

DASH tregon se praktikisht zgjedhjet jane shkaterruar nga blerja e votes.

Korrupsioni ka pllakosur cdo dege te qeverisjes pasi frymezuesi me i madh i korrupsionit eshte vete kryeministri.

Reforma ne drejtesi eshte shkaterruar dhe tashme drejtesia e kryeministrit garanton qe ai dhe ministrat te mos hyjne ne burg,por njerezit e thjeshte e pa pushtet te burgosen pa faj si qytetaret kuksiane.

Tashme çdo qytetar por edhe gazetar e ka te qarte alarmin qe vjen nga Amerika.

Ky kryeminister i mberthyer nga droga dhe krimi dhe i shantazhuar prej tyre haptas ne parlament, media e kudo eshte thjesht nje peng i tyre dhe rrenues i vendit.

Koha nuk pret.

Shqiptaret jane pa drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat