Administrata/ Ndryshon numri i punonjësve, institucionet ku hapen vende pune

Shqipëria

Administrata/ Ndryshon numri i punonjësve, institucionet ku hapen vende pune

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:54
Ilustrim

Qeveria ka vendosur të ndryshojë numrin e punonjësve nëpër institucione. Një pjesë e Ministrive dhe Drejtorive i janë reduktuar numri i punonjësve, ndërkohë që vetëm Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të ketë 182 vende të reja pune. Qeveria thotë se nuk do të ketë shtim të punonjësve, por vetëm reduktim në disa institucione dhe shtim në disaa agjenci të tjera.

Vendimi qeverisë

Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018, reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146.  

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997.  

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 681. 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018, reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726. 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970. 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971. 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035.

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 003. 

Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262. 

Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25. 

Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43. 

Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018, reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34. 

Numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155. 

Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46. 

Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21.

Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55. 

Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat