Protesta kundër TVSH, tregtarët e vegjël në Vlorë vezë drejt Prefekturës

Shqipëria

Protesta kundër TVSH, tregtarët e vegjël në Vlorë vezë drejt Prefekturës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:46
Pamje nga ngjarja

Tregtarët e Vegjël në Fier e Vlorë protestuan këtë të premte kundër përfshirjes në skemën e re të TVSH, që sipas tyre i con drejt falimentimit. Në Vlorë ata hodhën vezë drejt prefekturës dhe bënë thirrje edhe për lirimin e 11 kukësianëve të arrestuar pas protestës kundër pagesës në rrrugën e kombit. Tubimet e biznesit u mbështetën nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Tregtarët e vegjël në Vlorë hodhën vezë drejt prefekturës për të shprehur pakënaqësinë me përfshirjen në skemën e re të TVSH.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që nisi të aplikohet prej 1 prillit, me pretendimin se kjo i çon drejt falimentimit në një kohë kur sipas tyre fuqia blerëse ka rënë.

Me të njejtin pretendim për herë të tretë në një muaj zbritën në protestë edhe tregtarët e vegjël të Fierit  para drejtorisë së Tatimeve.

Por ndryshe nga dy protestat e mëparshme këtë herë ata ishin më të paktë, dhe për përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishte shenje e presioneve që po ushtrohet nga tatimet.

Tregtarët dhe opozita që i mbështet kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë, por qeveria nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga nisma për të përfshirë në skemën e TVSh por u ka ofruar lehtësi.

Tubimi i tregtarëve përkoi me kohën kur në shkodër po zhvillohej seanca për rivlerësimin e masës së sigurië për kuksianët e arrestuar për protestën në rrugën e kombit, ndaj lirimi i tyre ishte mes kërkesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat