Presidenti Meta dekreton ligjin për diasporën

Shqipëria

Presidenti Meta dekreton ligjin për diasporën

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:50
Presidenti Ilir Meta

Pas miratimit në kuvend, presidenti Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë.

Ligji ‘Për Diasporën’ , ndër të tjera, ka për qëllim  përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës. 

Mbi bazë të këtij ligji, organet përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën janë:

-Keshilli i Ministrave; i cili përcakton politikat e vendit të origjinës për diasporën dhe mënyrat e politikat për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shqiptar

-Ministri përgjegjës për Diasporën; i cili ndër të tjera, propozon nxjerrjen e akteve rregulluese dhe masa të tjera të nevojëshme për marrëdhënien me diasporën; mbikqyr zbatimin e Strategjisë për Diasporën; bashkëpunon me Ministritë e Kulturës dhe Punëve të Jashtme për ngritjen e qendrave kulturore etj.

-Agjencia Kombtare e Diasporës; e cila ka për qëllim angazhimin e strukturave shtetërore për informimin dhe mbështetjen e diasporës; mbështetjen dhe organizimin e një bazë të të dhënave funksionale për diasporën; marrjen e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi shqiptare në zgjedhje; inkurajimin e investimeve; koordinimin e programeve për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare etj.

-Qendrat kulturore për Diasporën; që do të krijohen për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet shqiptare.

Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 15 anëtarë, përfaqësues të diasporës. Pjesë e tij do të jenë gjithashtu Kryeministri, Presidenti e Ministrat më të rëndësishëm. Në seancën parlamentare të votimit te ligjit, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z.Adnor Shameti tha se shqyrtimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për diasporën, konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar një lidhje më të fuqishme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat