Lirimi i 7 kuksianëve, Basha bën deklaratën e parë dhe paralajmëron protesta

Shqipëria

Lirimi i 7 kuksianëve, Basha bën deklaratën e parë dhe paralajmëron protesta

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:55
Lulzim Basha

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve”.Ky është reagimi i parë i liderit të opozitës Lulzim Basha, pasi dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit Shkodër, për lirimin e 7 kuksianëve të arrestuar. Sakaq, deputetët demokratë të pranishëm atje paralajmëruan protestë mbarëpopullore në të gjithë vendin.

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat