Gjyqi, Paloka: Prokuror kemi Ramën, po të mos paragjykojmë e të shpresojmë të lirohen

Shqipëria

Gjyqi, Paloka: Prokuror kemi Ramën, po të mos paragjykojmë e të shpresojmë të lirohen

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:33
Nënkryetari i PD, Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili po pret në Shkodër, vendimin e Gjyaktës së Apelit për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, tha për mediat se “prokuror kemi Edi Ramën”, por le të presim pa paragjykuar, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë.

“Jo vetëm provat, - tha Paloka, - por gjithçka tjetër është e qartë. Madje ata që janë aty janë të pafajshëm dhe për akuzat që ju bëhen. Nuk ka asnjë provë që ata të kenë lëvizur qoftë dhe një fije floku dikujt aty. Përveç të tjerave. Absolutisht, është gjëja më absurde që dikush të mendojë që ata të rrinë akoma aty. Dhe një minutë tjetër.

Pyetje: Si e komentoni kërkesën e prokurorit të çështjes, që tha që të qëndrohet në atë që është thënë?

Paloka: Pprokurori përfaqëson ata që ata përfaqësojnë, kështu që ...Ne e kemi deklaruar me kohë: sot prokuror kemi Edi Ramën!  Ky është problemi i këtij vendi. Le të presim, të mos paragjykojmë, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë dhe ata të shkojnë në shtëpi!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat