Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta janë takuar ditën e djeshme në një ceremoni zyrtare në ambientet e Presidencës.
Ceremonia në nder të ish-Kryeministrit italian, Massimo D’Alema, bëri bashkë Ramën, Metën, ministrin Bushati, ish-deputeten socialiste Arta Dade dhe demokratin Tritan Shehu.
Presidenti Ilir Meta i akordoi ditën e djeshme ish kryeministrit të Italisë, Massimo D’Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Ky rast ka shërbyer dhe për një shkrepje fotografie për dy ish-aleatët të ndarë tashmë në rrugë të ndara, por përballë njëri-tjetrit, njëri në Presidencë, tjetri në Kryeministri.