Opozita braktis seancën, Berisha: Po festoni me Habilajt. Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Shqipëria

Opozita braktis seancën, Berisha: Po festoni me Habilajt. Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Më: 19 prill 2018 Në ora: 11:02
Përplasja në Kuvend

(E plotësuar) - Teksa ka mbaruar fjalën e tij në Kuvend, ish kryeministri Berisha ka vijuar lidhjen direkte në profilin e tij në Facebook, teksa filmon dhe Saimir Tahirin në sallë.

Tahiri: Sa ke rrjedhur mo burrë, pse je çmendur kështu?

Berisha: Po festoni me Habiljat.

Tahiri: Po pse je çmendur kështu?

Berisha: E di çi bëri Edi Ramës dje apo jo? Po nuk fole të nxora dosjen i tha. Ja ku e keni dëshminë e kryeministrit tuaj?

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Berisha: Nxirrni Tahirin jashtë! Ftoni dhe Habilajt e Klement Balilin këtu

Deputeti demokrat Sali Berisha ka kërkuar largimin e Saimir Tahirit nga seanca, duke e konsideruar “njeriun kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën”.

“Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë, mos festoni me të. I ftoni Habilajt dhe Klement Balilin të vij këtu”, tha Berisha në sallë.

Pas mbarimit të fjalës së kryetarit Basha për integrimin, opozita është larguar nga salla, siç u bë e ditur dhe më herët.

Duke folur jashtë për mediat, Berisha tha se qëndrimet e Edi Ramës rrezikojnë hapjen e negociatave këtë vit.

“Të gjithë ata që e lexojnë këtë raport, ky raport është pothuajse absolutisht ‘toidhio’ me raportin e 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik dhe uroj që vendet anëtare tia japin Shqipërisë dhe i ftoj tia japin, nëse ka armik të vërtetë ka Edi Ramën që në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE-së me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët çështë e vërteta, me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues, ua them këtu përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me këto qëndrime rrezikon në mënyrë serioze hapjne e negociatave këtë vit”, tha Berisha.

Image

Opozita braktis seancën, Basha: Shpresojmë që BE të miratojë negociatat, por qeveria ka dështuar!

“Aspirata më e madhe e shqiptarëve ka qenë dhe është Europa. Përpara se të jenë të djathtë apo të majtë shqiptarët janë europian. Por Qeveria ka dështuar në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave”.

Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend sa i përket rekomandimit të marrë për hapjen e negociatave.

“Realiteti është i jashtëzakonshëm dhe frymëzues. Ballkani është pjesa më e guximshme dhe largpamëse e BE. Europa e Bashkuar po tregon se është e vërtetë dhe e vendosur. Shpresojmë që këshilli ta miratojë edhe pse qeveria ka dështuar. Por qeveria jonë ka dështuar në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave edhe pse vizioni i Kryeministrit vjen nga lindja dhe jo nga perëndimi. PD ka kërkuar me forcë në Europë hapjen e negociatave me BE. Sot për ne BE është edhe shpëtim nga katastrofa ekonomike dhe sociale. Sot nuk është momenti për festë, por reflektim për gjendjen ku jemi. Sot politikanët shqiptarë duhet të kuptojmë që rekomandimi mos mbetet vetëm një copë letre. Në Gjermani, Francë,Holandë etja ka pesimizëm sa i përket përgatitjes së Shqipërisë për negociata. Në muajt e ardhshëm duhet të jemi serioz. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend, si kundër kontrollon median dhe ekonominë. Shqetësimi më i madh është kontrolli i Edi Ramës me drejtësinë”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, opozita ka braktisur seancës pas fjalës së Lulzim Bashës për integrimin.

Pas Lulzim Bashës e mori fjalën Taulant Balla, i cili tha se nuk ka opozitë që e braktis seancën një ditë pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat