Edhe PS e pranon: Që të hyjmë në BE do të duhen edhe shumë vite të tjera!

Shqipëria

Edhe PS e pranon: Që të hyjmë në BE do të duhen edhe shumë vite të tjera!

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:34
Eduard Shalsi

Një ditë pas marrjes së rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave, njëri prej deputetëve të PS-së është shprehur hapur se do të duhen dhe shumë vite që Shqipëria të arrijë të në familjen evropiane.

I ftuar në studion e Oraneës, Eduard Shalsi u shpreh se vendit i duhen edhe disa vite që të plotësojë kushtet për tu bërë anëtar me të drejta të plota në BE.

Eduard Shalsi: Ne nuk po flasim për anëtarësim, por po flasim për hapje negociatash dhe të gjithë e dimë që procesi i hapjes së negociatave nuk është një proces që sjell anëtarësimin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Do të duhen vite që në të arrijmë të anëtarësohemi, por është e domosdoshme çelja e negociatave të cilat jo thjesht e vetëm na shpërblejnë atë mund që kemi bërë deri tani, por na inkurajojnë për të bërë dhe më shumë. Procesi i celjes së negociatave hap dyert, sot ne kemi dyert e hapura, por hyrja brenda është procesi që do të vijë si pasojë e negociatave si pasojë e përmbushjeve të detyrimeve.

Eduard Shalsi: Ne do të luftojmë fort, i takon vendeve anëtarë të marrin një vendim. Por detyrat që na kanë kërkuar i kemi përmushur, prioritetet që kishim për detyre ti përmirësonim i kemi bërë. A kemi ezauruar luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar? Sigurisht që jo! Por ama janë bërë përpjekje serioze që dëshmojnë që atë që kemi marrë përsipër e kemi realizuar. Tani me hapjen e negociatave kemi një bllok prej 33 kapitujsh ku fillohet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, por një gjë për të cilën ne jemi absolutisht krenarë është ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat