Gjuha shqipe në shkollat turke, Nikolla: Të forcojmë më tej bashkëpunimin

Shqipëria

Gjuha shqipe në shkollat turke, Nikolla: Të forcojmë më tej bashkëpunimin

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:33
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, me ministrin turk të Arsimit, morën pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në TurqiYilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët, duke theksuar se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Nga ana tjetër mësohet se ministrja Lindita Nikolla teksa ka shprehur shprehu falënderime për mundësinë e dhënë për mësimit të kulturës dhe gjuhës shqipe, ka shtuar se bashkëpunimi duhet forcuar më tej.

“Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”, tha Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat