Hapja e negociatave për Shqipërinë, reagon Athina zyrtare

Shqipëria

Hapja e negociatave për Shqipërinë, reagon Athina zyrtare

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:19
Athinë

Nëpërmjet një deklaratë, ministria e Jashtme greke përshëndet raport progresin, i cili rekomandon hapjen e negociatave për dhënien e statusit kandidat për anëtar i BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Me një gjuhe direkte dhe jashtë kornizave diplomatike, Athina është shprehur se ka qenë ajo e para që ka dhënë aprovimin e saj për dhënien e statusit dhe hapjen e proceseve integruese për Ballkanin Perëndimor, një proces ky i gjatë dhe i vështirë, që sipas Athinës, ka nisur që në Presidencën greke të BE në 2003,dhe në vazhdim ka vijuar, falë mbështetjes së fuqishme të saj.

Lidhur me Shqipërinë, Athina zyrtare i kërkon Shqipërisë të bëjë kujdes me implementimin e pesë kapitujve bazë, ku ndër më të të rëndësishmit vlerësohet çështja e minoriteteve dhe mbrojtjes së tyre, reforma në drejtësi, çështja e pronave të minoriteteve, lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Pa lënë mënjanë edhe procesin e asaj që quhet qasje e re në marrëdhëniet dypalëshe,dhe dialogu mes Athinës dhe Tiranës, në të cilin tashmë dy vendet kanë nisur dialogun e drejtë për drejtë për zgjidhjen e probleme dypalëshe, Athina i kujton Tiranës, se marrëveshjet duhen zbatuar, duke shtuar presionin ndaj Tiranës,për përfundimin e marrëveshjeve,ku padyshim, ajo e detit është prioriteti absolut i Athinës në çështjet mes dy vendeve.

Përsa i përket Maqedonisë, Athina shprehet e vendosur për gjetjen e një zgjdhje përfundimtare mes dy vendeve, ndërsa për Kosovën, Athina thekson se mbetet e vendosur në inkurajimin e dialogut Prishtinë -Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat