Fliste në telefon duke drejtuar makinën, shqiptarin e ndalon policia dhe i del zbuluar e vërteta

Shqipëria

Fliste në telefon duke drejtuar makinën, shqiptarin e ndalon policia dhe i del zbuluar e vërteta

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Në gjurmët e shqiptarit, autoritetet angleze bien rastësisht, pasi policia e ndaloi sepse e pa duke drejtuar mjetin duke folur në telefon.

Por kjo pakujdesi e bëri që të dilte zbuluar. Në gjykatën e Lincoln u deklarua se H.Azizi u ndalua dhe iu kërkuan dokumentet e identifikimit, pasi oficerët e panë me telefonin në vesh, ndërkohë që udhëtonte me makinë.

24-vjeçari u dha patentën dhe dokumente identifikimi greke, por që ishin me emrin e një personi tjetër.

Prokurorja e çështjes sqaroi se të dyja dokumentet në pamje të parë dukeshin të rregullta, por më pas u zbulua se në fakt ishin të falsifikuara.

Oficerët kontrolluan automjetin e shqiptarit, ku gjetën edhe një thikë. Azizi u arrestua dhe pranoi se i kishte siguruar dokumentet në Spanjë dhe i kishte përdorur për t’u futur në Britaninë e Madhe.

Kavanagh tha se shqiptari kishte jetuar në Britani që prej vitit 2015 me emër të rremë. Gjykata e shpalli fajtor 24-vjeçarin dhe e dënoi me 12 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat