Meta: Shqipëria të thellojë reformat kyçe

Shqipëria

Meta: Shqipëria të thellojë reformat kyçe

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:31
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka falënderuar zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në lidhje me rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai pas takimit në Tiranë me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka shkruar në Twitter se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat.

“Rekomandime pozitive, hapa domethënës para! Faleminderit Federica Mogherini, Johannes Hahn dhe Komisionit Evropian. Shqipëria duhet të vazhdojë, edhe më e bashkuar, të thellojë reformat e saj kyçe”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat