Zef Brozi: Imediat Vettingu i të korruptuarve të rangut të lartë, përshpejtim të procesit te politikanët dhe pushtetarët

Shqipëria

Zef Brozi: Imediat Vettingu i të korruptuarve të rangut të lartë, përshpejtim të procesit te politikanët dhe pushtetarët

Më: 18 prill 2018 Në ora: 08:59
Zef Brozi

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë Zef Brozi, i cili nga SHBA ka përshëndetur dhënien e rekomandimit nga ana e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Brozi nënvizon se tashmë Vettingu duhet përshpejtuar dhe duhet të përfshijë edhe politikanët dhe pushtetarët, ku ndëshkimi i të korruptuarve të rangut të lartë është imediat.

“Përshëndes rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ndonëse ky është një hap i rëndësishëm drejt anëtaresimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, dihet se rruga drejt BE-së është e gjatë dhe kërkon kontributin dhe përkushtimin e të gjitha institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërise civile dhe çdo qytetari të Shqipërisë.

Në mënyrë të veçantë duhet përshpejtuar procesi i Vettingut dhe Reformës në Drejtësi sepse është tepër e vonuar dhe hapat e deritanishëm janë shumë të ngadalshëm.

Ndërsa ndëshkimi i korrupsionit e krimit të rangjeve të larta të politikës e qeverisjes akoma nuk ka filluar.

Përveç Vettingut në Drejtësi e polici, ka nevojë për Vetting real të politikanëve e pushtetarëve.

Me vullnet të mirë dhe shumë punë nga të gjithë shqiptarët e institucionet, Shqipëria jonë e dashur mund dhe duhet të realizojë ëndrrën e saj Europiane e Perëndimore pa e vetëvonuar edhe më tej veten”, shprehet Brozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat