Hapja e negociatave/ Alibeaj: Rekomandimi mëshirë, jo meritë...

Shqipëria

Hapja e negociatave/ Alibeaj: Rekomandimi mëshirë, jo meritë...

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:04
Enkelejd Alibeaj,

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, ka reaguar lidhur me rekomandimin për cceljen e negociatave.

Gjatë debatit në studion e News 24, Alibeaj tha se rekomandimi nuk është meritë, por mëshirë.

“Këta janë ata që kanë bërë gjithçka për të arritur në këtë ditë të lumtur, por kjo pala tjetër çfarë ka bërë? Po jap konkluzionin që në fillim. A është ky një moment i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? A është një gjë e mirë?

Sigurisht që është një gjë e mirë, pasi kjo pjesë e europës jo ballkanike ka dëshirën që të përfshijë këtë pjesë ballkanike.

Por pse?

A është meritë apo mëshirë? A mos po e bëjnë këtë për shkak të frikës nga lufta? Juncker e tha sot që po i çelim negocitat se nuk duam të rrezikojmë një luftë në Ballkan. Edhe Rama e tha me batutë që po nuk na e çeli rrugën Europa, rrugën e kemi të hapur me Rusinë dhe Kinën.

Sot kemi një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm të zgjedhur vetëm nga një anë, kemi një republikë ku Sajmir Tahiri mbështetet nga qeveria. Kemi një republikë ku vëllai i kryeministrit është koka e trafikut të kokainës, ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat