Grida Duma bën thirrje për bashkim dhe hapje të PD: Pse nuk bëhem pjesë e debateve të brendshme

Shqipëria

Grida Duma bën thirrje për bashkim dhe hapje të PD: Pse nuk bëhem pjesë e debateve të brendshme

Më: 17 prill 2018 Në ora: 19:20
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një intervistë në News 24, ka folur rreth zhvillimeve në Partinë Demokratike.

Për Dumën, Kuvendi Kombëtar dhe Statuti i ri duhet te jenë pikënisja që PD të zgjerohet.

“Për bashkimin dhe zgjerimin e PD duhet që secili të çedojë pak nga ego apo ambicia e vet, PD është pasuri kombëtare dhe çdo përmirësim shendosh shoqërinë”, tha ndër të tjera deputetja e PD.

Më tej Grida Duma deklaroi:  Kuvendi Kombëtar dhe Statuti duhet të jenë pikënisja për një PD që zgjerohet. Është themelore bashkimi i çdo kontributi po aq sa është jetike Hapja e Partisë Demokratike drejt modeleve shoqërore, intelektualeve, profesionisteve, te rinjve, qytetareve që janë në opozitë me qeverinë por s’janë pjese e PD

Në përfundim të intervistës së saj, deputetja the se asnjëherë nuk ishte bërë pjesë e debateve të brendshme në PD

“Nuk kam marre asnjëherë pozicion apo krah se kush ka te drejte, asnjëherë nuk kam ndikuar ne vendimmarrjen e partisë por kam ndjekur vendimin e forumeve por sot është e domosdoshme qe te them qe Kuvendi duhet të shërbejë si fillimi i Zgjerimit dhe Hapjes se PDSH”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat