Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj

Shqipëria

Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:57
Foto nga takimi

Kur flitet për efikasitetin e një Force Ajrore, radarët janë padyshim “sytë” e saj. Për herë të parë të parë në Shqipëri do të instalohet sistemi i integruar i hapësirës ajrore me konkretisht radarit “TFS-77”.

Gjatë qëndrimit të saj në Washington, ku është me ftesë zyrtare të sekretarit të mbrojtjes Mattis ministrja e mbrojtjes Xhaçka u takua me përfaqësues të kompanisë “Lookhead Martin” ku e cilësoi Sistemin e Integruar për Vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë NATO-n.

Blerja e këtij radari do të thotë investim i fuqishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe i jep Shqipërisë mundësinë të veprojë në përputhje me kërcënimet me të cilat po përballet Aleanca sot.

Ministria e Mbrojtjes lidhi kontratë në nëntor të vitit të kaluar me kompaninë amerikane elitë në industrinë ushtarake në bote, Lookhead Martin Global për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare. Kontrata shtrihet në vitet buxhetore 2017 -2019. Vlera e radarit “TFS-77” në fazën e parë është rreth 22 mln dollarë. Radari në fjalë është pjesë e një pakete të plotë, i cili do të zgjerohet në vitet e ardhshme.

Nga këto 19 milionë dollarë paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa 3 milionë dollarë nga qeveria amerikane. Për fazat e tjera do alokohen të tjera para.
Sipas Vendimit të Këshillit të ministrave, sistemi i integruar i hapësirës ajrore do të instalohet në pikën më të lartë në veri pikërisht në majë të Mides në Pukë në 1680 m lartësi. Ky vend është zgjedhur enkas pasi është pikë strategjike që i shërben operacionalitetit ku aktualisht ministria e mbrojtjes ka një bazë transmetimi.

Gjthashtu Xhaçka shprehu interes gjatë takimeve me përfaqësuesit e kompanisë për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në vendin tonë.

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Ministrja pati takime zyrtare me kongresmenë dhe senatorë në Kongres dhe senatin amerikan ku Xhaçka vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi në vendin tonë, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për axhendën europiane të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat