Rrëqeth motra e 20 vjeçares që u helmua me fostoksinë: Nuk e mendonim se do ikje kaq shpejt

Shqipëria

Rrëqeth motra e 20 vjeçares që u helmua me fostoksinë: Nuk e mendonim se do ikje kaq shpejt

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:53
Erisa Veizi

Më 8 mars të këtij vitit Erisa Veizi, nga fshati Zvirinë e Korçës i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ajo vrau veten pas problemeve që kishte pasur me të fejuarin e saj, ndërsa tashmë kur janë bërë 40 ditë që prej asaj kohë familja ende e ka të vështirë të pranojë realitetin.

Anxhela, motra e saj shkruan se misioni i saj në tokë ishte e thënë që të përfundonte shume shpejt.

Reagimi

O Erushka ime dhe psecijen edhe te dyzetat neve sërish nuk arrijmë ta besojmë largesën tende o yll i bukur, nuk e besojmë dot këtë ëndërr te keqe qe na lidh me këtë bote te errët dhe gënjeshtër! Jemi ne dieni te sproves se jetës por kur nuk e mendonim se mund te merrte zoti nje engjell aq te bukur, por mesa duket misioni jot mbaroi ketu mes këtyre njerëzve ziliqare dhe te covi enghell ne parajse mes mirësisë dhe bukurise!

Do te kujtojmë te gjithë gjithmonë sepse kurrë nuk harrohet nje vajze aq e bukur aq e sjellshme dhe aq e dashur me te gjithe, e di qe dhe ti je shumve lumtur kur degjon Stivin qe e doje aq shume kur theret me gojen plot teze ERI .

U prefsh ne paqe o bukuroshe e motres do te te kujtojme gjithmone si njeriu me unik sepse kjo ishte arsyeja qe allahu te mori prane vetes se i duhej nje miresi ne boten tjeter te pavdekesise dhe lumturise! Te duammm shuuummeeee!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat