U përdhunua dhe u la shtatzënë nga fqinji, vajza 15 vjeçe: Na ofrojnë para për ta folur

Shqipëria

U përdhunua dhe u la shtatzënë nga fqinji, vajza 15 vjeçe: Na ofrojnë para për ta folur

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:34
Ligor.B

Kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin, ku 55-vjeçari Ligor.B u arrestua nga policia për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të fqinjës së tij të mitur vetëm 15-vjeç.

Fëmija që erdhi si rezultat i një marrëdhënie seksuale me dhunë sot është në jetimore.

Vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

"Fëmijën e çova ne jetimore. Unë atë njeri nuk e fal. Jam shume ne ankth dhe kam frike mos me vrasin. Nuk shkoj as ne shkolle nga frika. Nuk dua te me vijnë më njerëzit e tij në shtëpi dhe të më ofrojnë lekë për ta falur"., -është shprehur ajo.

Ndërsa e ëma e saj tregon se u njohën të hënën me përgjigjet e analizave. Ajo thotë se njerëzit e Ligorit u shkojnë vazhdimisht në shtëpi duke u ofruar para që ta falin.

"Përgjigjet e analizave i mësuam dje. Njerëzit e Ligorit na vijnë shpesh ne shtëpi. Kërkojnë te na japin lekë qe ti falim. Ndihemi te kërcënuar. Nëse i ndodh gjë familjes time do vendos vete drejtësinë mbi atë njeri"., ka theksuar ajo.

Ligor.B u arrestua nga policia e Pogradecit me 15 tetor të një viti më parë, pas denoncimit që e mitura bëri ndaj tij në një kohë që ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat