Shpallja nga Departamenit i Shtetit e deputetit të mazhorancës Tom Doshi, si person “non grata” për SHBA ka pasur jehonë edhe në median prestigjioze ndërkombëtare. Mediat amerikane i janë referuar një raporti të agjencisë AP në lidhje me ndalimin që i ka bërë SHBA, një tjetër zyrtari të lartë shqiptar. Gazeta ‘Washington Post’ shkruan se Departamenti i Shtetit ka ndaluar hyrjen në SHBA të një ligjvënësi shqiptar, i dyshuar për korrupsion domethënës.
Në një deklaratë të publikuar të hënën, thuhet se Tom Doshit i ndalohet hyrja në SHBA së bashku me gruan e fëmijët.
Doshi i tha mediave shqiptare se nuk ka bërë asgjë të paligjshme që të meritojë diçka të tillë.
“Shqipëria po punon që të përmirësojë sistemin gjyqësor dhe të zhdukë korrupsionin si pjesë e përpjekjeve për të hyrë në Bashkimin Europian. Ekspertët amerikanë dhe europianë po këshillojnë vendin sa i përket reformave,” shkruan agjencia.