'Veliera', rinisin punimet në Zonën Arkeologjike A duke rrezikuar arkeologjinë

Shqipëria

'Veliera', rinisin punimet në Zonën Arkeologjike A duke rrezikuar arkeologjinë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Që prej muajit shkurt të vitit të kaluar, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, vendosi që të ndërpresë punimet në zonën ku u zbuluan strukturat arkeologjike, tek sheshi në ndërtim “Veliera”.

Teksa vendimi më i fundit e kësaj gjykate mbi vijimin e punimeve në këtë shesh, nuk është zbardhur ende, firma private që po zbaton projektin, gradualisht prej dy javësh ka nisur punimet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon ndërhyrjet në nëntokë.

Raporti i monitorimit/ Si shpenzohen lekët e studentëve shqiptarë, ja çfarë ndodh...

Nga monitorimi dyjavor i Amfora.al, konstatojmë se një shtresë prej betoni është vendosur përbri rrugës dhe zbulimeve arkeologjike. Ndërsa ndërhyrja më e madhe po bëhet përbri Torrës Veneciane, ku po gërmohet me kazëm, po vendosen bazamente prej hekuri dhe pritet mbushja e tyre me beton, që duket se do të shërbejë si trotuar.

Mbi këto punime Amfora.al pyeti në bashkinë Durrës, ku na u bë me dije se pritet zbardhja e vendimit të gjykatës, i cili do të apelohet nëse nuk lejon vijimin e punimeve, por megjithëse kanë kaluar 50 ditë, vendimi ende nuk është zbardhur.

Po ashtu burimet nga bashkia Durrës shtuan se, punimet që po kryhen nga firma që po zbaton projektin nuk e prekin zonën e përcaktuar nga gjykata.

Në muajin korrik 2017, punëtorët e firmës “EVEREST” sh.p.k, nisën thyerjen me kazëm të murit rrethues të qytetit, ngjitur me Torrën Veneciane, që është Monument Kulture i Kategorisë I.

Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe pas ndërhyrjes së tyre u shmang dëmtimi më tej i monumentit.

Trotuari i parashikuar të kalojë aty, duket se nuk ka marrë parasysh murin rrethues të qytetit dhe kjo solli veprimin e paligjshëm mbi monument. Punimet që po kryhen këto ditë rrezikojnë ta dëmtojnë përsëri, teksa ngjitur me armaturën që po ndërtohet si brez mbrojtës për dherat e sipërfaqes mbi nivelin e rrugës, rrezikojnë të dëmtojnë dy profile blloqesh gurësh të punuar, që janë zbuluar dhe nuk janë zhvendosur nga institucionet e arkeologjisë.

Po ashtu vijimi i punimeve pranë Torrës Veneciane, rrezikon betonizimin e themelit të murit rrethues të qytetit, që u mbulua me çakull për tu konservuar, pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Më 20 maj 2017, u hapën disa gropa të thella për mbjelljen e palmave, në Zonën Arkeologjike A dhe pas njoftimit të institucioneve përgjegjëse nga Amfora.al, firma që po zbaton projektin i mbushi përsëri me dhe këto gropa që cënuan arkeologjinë.

Qytetarët kanë kundërshtuar të gjitha veprimet në dëm të arkeologjisë dhe kanë zhvilluar disa protestaradhazi. Po ashtu një nga sondazhet arkeologjike, që zbuloi një pilastër romak, ku u identifikuan edhe gjurmë të kulturës ilire, u betonizua dhe për të gjitha këto dëme asnjë individ apo institucion nuk është vënë përpara përgjegjësisë, nga organet ligjzbatuese apo ato të kulturës.

Duket se projektet e bashkisë Durrës po rrezikojnë gjithnjë e më shumë nëntokën e pasur me objekte arkeologjike. BIRN zbuloi më herët se projekti i bashkisë për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve, rrezikojnë me zhdukje pjesën e mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake dhe sipas arkeologëve një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat