Basha nga Berlini në ditën e dytë të takimeve: Detyra më e vështirë sot, të bindim… - Bota Sot
Basha nga Berlini në ditën e dytë të takimeve: Detyra më e vështirë sot, të bindim…

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

Basha nga Berlini në ditën e dytë të takimeve: Detyra më e vështirë sot, të bindim…

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:23
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Berlin, thotë se ka takimin më të vështirë me grupin skeptik dhe dyshues për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në një lidhje live në FB, Basha tha:

Pas pak pritet të fillojnë një seancë dëgjimore. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnëme luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, me korrupsionin, me reformën në drejtësi dhe qëndrimin skeptik sa i përket hapjes së negociatave. Detyra më e vështirë gjatë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot, që nga njëra anë problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat këta kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe evropiane, por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të zbatuar reformën në drejtësi, një reformë të pakapur, por edhe për cështje të tjera shumë të rëndësishme, si reforma zgjedhore”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test