“Zhduku nga Shqipëria, ndryshe të vrasim" Mario Majollari u kërcënua para ekzekutimit - Bota Sot
“Zhduku nga Shqipëria, ndryshe të vrasim" Mario Majollari u kërcënua para ekzekutimit

Shqipëria

E premte, 27 prill 2018

“Zhduku nga Shqipëria, ndryshe të vrasim" Mario Majollari u kërcënua para ekzekutimit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:06
Mario Majollari dhe Kastriot Gjuzi

“Zhduku nga Shqipëria përndryshe do të vrasim” ky ishte kërcënimi që i ishte bërë Mario Majollarit, i cili u vra pak ditë më parë, ndërsa ky kërcënim ishte dhe arsyeja përse ai kërkoi azil në Suedi, duke u frikësuar për sigurinë e jetës së tij.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Kastriot Gjuzi, ndërsa mendohet se kjo vrasje është kryer për gjakmarrje, pas vrasjes që babai i viktimës, bëri ndaj vëllait të autorit të dyshuar në vitin 2000

Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” është diskutuar sërish për këtë vrasje që tronditi Tiranën një javë më parë.

“Largohu nëse nuk do të humbësh jetën, ishte kërcënimi që mori Mario”, u shpreh Fevziu duke ia dhënë fjalën Klodiana Lalës.

“Zyrtarisht nuk ka asnjë kallëzim për këtë kërcënim, por miqtë e tij e dinin dhe ai ua kishte shprehur këtë shqetësim”, është shprehur gazetarja.

“Marjo kishte shumë vite që përpiqej të largohej nga Shqipëria, përpjekje që zgjatën rreth dy vite. Por edhe kur ishte në Suedi, ai kishte shprehur frikë dhe ata që e rrethonin atje e dinin këtë gjë. Ai e ka treguar edhe në policinë shqiptare këtë rast, por ata nuk e kanë marrë parasysh, nëse policia do të bënte një kontroll për të atin e tij do të mjaftonte që ta merrnin në mbrojtje. Shteti shqiptar është bashkëfajtor”, është shprehu Koldiana Lala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test