PD dorëzon Llallën: S’e mbrojmë punën e tij, s’çoi në burg asnjë zyrtar

Shqipëria

PD dorëzon Llallën: S’e mbrojmë punën e tij, s’çoi në burg asnjë zyrtar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:40
Adriatik Llalla

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk ccoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë puën e Llallës”, u shpreh Paloka i cili akuzoi kryeprokuroren aktuale Arta Marku si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat