DASH i ndaloi hyrjen në SHBA, Tom Doshi: Jam i pastër, gruaja dhe fëmijët janë shtetas australianë - Bota Sot
DASH i ndaloi hyrjen në SHBA, Tom Doshi: Jam i pastër, gruaja dhe fëmijët janë shtetas australianë

Shqipëria

E martë, 24 prill 2018

DASH i ndaloi hyrjen në SHBA, Tom Doshi: Jam i pastër, gruaja dhe fëmijët janë shtetas australianë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:38
Tom Doshi

“U njoftova prej jush që morët në telefon, nuk dija gjë”. Keshtu ka thene ne nje lidhje telefonike me News24, deputeti Tom Doshi pas lajmit te VOA se DASH i ka ndaluar atij dhe familjes se tij hyrjen ne SHBA.

“Hala s’kam mbaruar drekën deri tani. Fëmijet e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëheërë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr.

E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga prokuroria me kane thene, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet skam qenë ndonjëherë në pushtet.

Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë cështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si deputet. Pse e bëni kaq të madhe ju”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test