Tensionet në Ballkan, pas blindave Shqipëria fillon stërvitjet masive me helikopterë

Shqipëria

Tensionet në Ballkan, pas blindave Shqipëria fillon stërvitjet masive me helikopterë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:04
Me anë të këtyre fluturimeve synohet të arrihet me tej trajnimi i ekuipazheve ajrore, ruajtja e aftësive dhe rritja e nivelit operacional të tyre, për realizimin me sukses të misioneve.

Pas lëvizjes së blindave, në Bazën Ajrore Farkë u zhvilluan fluturimet stërvitore me helikopterë natën.

Me anë të këtyre fluturimeve synohet të arrihet me tej trajnimi i ekuipazheve ajrore, ruajtja e aftësive dhe rritja e nivelit operacional të tyre, për realizimin me sukses të misioneve.

Risi për këtë fluturim ishte dhe aktivizimi i pilotëve të rinj të cilët kanë kryer programin “Type Rating”, në helikopterët AS532AL dhe EC135.

Ky element i stërvitjes ajrore, realizohet konform manualeve të shfrytëzimit teknik dhe zbatimit të Rregullores së Zhvillimit të Fluturimeve të Forcës Ajrore, të cilët janë baza e suksesit për çdo mision të realizuar.

Ky aktivitet u ndoq nga afër nga komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat