Basha jep lajmin e mirë nga Berlini për hapjen e negociatave me BE - Bota Sot
Basha jep lajmin e mirë nga Berlini për hapjen e negociatave me BE

Shqipëria

E hënë, 23 korrik 2018

Basha jep lajmin e mirë nga Berlini për hapjen e negociatave me BE

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:42
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Berlin për takime me zyrtare te larte atje dhe ne nje lidhje live permes FB, ai ka komunikuar sot se opozita ka marre “mbështetjen e grupit CDU për hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

“Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkemburam sic e tregoi rasti i fundit i Kukesit…

Të gjitha këto janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të cmontuar narkoshtetin si një problem në Shqipëri, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar të fuqizojmë betejën tonë si opozitë. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë”, tha Basha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test