U fol për arrestimin e tij, Adriatik Llalla largohet jashtë vendit. Ja çfarë thotë avokati

Shqipëria

U fol për arrestimin e tij, Adriatik Llalla largohet jashtë vendit. Ja çfarë thotë avokati

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:50
Adriatik Llalla

Ish-prokurori Adriatik Llalla largohet për një udhëtim jashtë vendit, pasi në media qarkulluan lajme se po përgatitet arrestimi i tij. Kujtojmë se së fundi ka patur një përplasje publike me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ishte ky i fundit që deklaroi se Llalla është nën hetim dhe duhet të arrestohet pasi ka pasuri të pajustifikuar. Gjithsesi asnjëhere prokuroria nuk ka deklaruar publikisht se ka nën hetim, ish-kreun e saj, z.Llalla.

Sakaq, sot gazetarja e News 24. Klodiana Lala raporton se “ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur këto ditë të bëjë një udhëtim jashtë vendit”. Po kaq ajo ka pyetur avokatin e Llallës, Sokol Hazizaj, i cili ka një prokurë të posaçme për të përfaqësuar ish-kryeprokurorin në procese të mundshme penale, çështje civile apo administrative. Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu drejtua me një memo prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat