Nga sot nis aplikmi për kredi të butë, disa nga kriteret - Bota Sot
Nga sot nis aplikmi për kredi të butë, disa nga kriteret

Shqipëria

E hënë, 23 korrik 2018

Nga sot nis aplikmi për kredi të butë, disa nga kriteret

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:43
Bashkia në Tiranë

Sot nisin aplikimet për programin e kredive të buta në Tiranë, nga i cili do të përfitojnë rreth 500 familje.
Faza e parë e aplikimeve që do të kryhet pranë njësive adiministrative do të zgjasë një muaj.Specialistët bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes me plotësimin e formularit dhe deklarimin e të ardhurave.

“Formulari tip i jepet qytetarit nga njësia administrative dhe plotësohen të dhënat e gjendjes familjare, të të ardhurave si dhe kritere të tjera që janë në formular. Kriteret janë bërë pak më strikte sidomos në nivelin e të ardhurave që duhet të kenë familjet. Kështu që deklarimi që ata duhet të bëjnë duhet të jetë shumë i saktë për të mos pasur gabime apo skualifikime më vonë gjatë këtij programi”, tha Denis Latollari.

Gjithashtu, për të evituar skualifimimin për shkak të dokumenteve, kërkohet që ato të përmbushin afatin e vlefshmërisë 3 muaj.

“Çdo dokument i marrë nga zyrat shtetërore duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore deri në mbledhjen e marrjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak. Në rast se bëhet një mbledhje në qershor, dokumenti i dorëzuar në Bashki duhet të ketë vlefshmëri 3 mujore, pra në qershor duhet të jetë i vlefshëm, përndryshe skualifikohesh nga ky program”, tha ai për "Ora".

Pas fazës së parë, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, do të shqyrtohen në Bashkinë e Tiranës për të bërë dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë më interes 3%, e cila duhet të shlyhet brenda 20 vitesh.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test