Shqipëria me bukuri natyrore, por ka mungesë infrastrukture

Shqipëria

Shqipëria me bukuri natyrore, por ka mungesë infrastrukture

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:14
Shqipëria

Shqipëria rendite në një nga vendet me shumë bukuri natyrore në reportazhet e medias së huaj.

Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë turizmin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë në rrjetin e tij social Facebook. 

Këtë të diel kryeministri ka publikuar një shkrim për rivierën shqiptare nga revista e jahteve Boat International.

Në këtë shkrim ku përshkruhen bukuritë natyrore dhe potencialet e zhvillimit të bregdetit tonë  thuhet se numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në vitin 2016 -2017 u rrit me 20%. Në shkrim jepen detaje për kapacitetet e portit të Sarandës si dhe mundësia e ankorimit të jahteve e cila ndikon ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve.

Ndërkohë që hapja e aeroportit në afërsi të Sarandës në 2019 do të tërhiqte më shumë ankorimin e jahteve në portin e qytetit bregdetar.

Por pavarësisht panoramës rozë që përshkruhet në reportazhin në fjalë turizmi shqiptar lë ende shumë për të dëshiruar. 

Aktualisht qytetarët hasin në mungesën e infrastrukturës në zonat turistike si dhe në mungesën e plazheve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat