Noka i përgjigjet Ramës për sharjet në Kuvend: Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme

Shqipëria

Noka i përgjigjet Ramës për sharjet në Kuvend: Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:54
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dhënë një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24, ka folur rreth situatës që ndodhi në të enjten në Kuvend,

Noka foli dhe për sjelljet e ndryshme, por ju përgjigj dhe deklaratave të Ramës, ku tha se kryeministri është ai që ka fyer të gjithë deputetët e opozitës dhe të gjitha veprimet kanë qenë vetëm përgjigje për sjelljen e pahijshme të tij.

Pjesë nga intervista

A janë të tolerueshme sjelljet në Kuvend, Rama tha se  ju e keni sharë nga nëna?

Ky kryeministër është bërë i padurueshëm. Largimi i tij është bërë emergjencë kombëtare. Shqiptarët sot në pamundësi për të jetuar këtu, marrin arratinë. As pushtuesit më barbarë nuk kanë përzënë kaq shqiptarë nga vendi.

Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme. Nuk ka pasur Shqipëria më rrugaç e më banal se ky Është mjeshtër i viktimizimit. Sëmuri dhe nënën e tij, për t’u viktimizuar para shqiptarëve

Por dhe ju keni pasur pankarta të tmerrshme?

Pse i quan të tmerrshme këto pankarta, kur kryeministri shan gjithë ditën. Gjithmonë ne kemi reaguar pas fyerje që bën Rama, qoftë me zë dhe qoftë nën zë.

Po pse shkuat tek foltorja?

Duhet të kishit një mikrofon që ta dëgjonin së çfarë të sharash bënte ai. E dëgjuar se çfarë i tha popullit shqiptar. Ai ishte poshtërimi më i madh që mundtë ketë bërë dikush shqiptarëve.

Ishte Rama ai që i foli Bushatit?

Ai është mjeshtri i viktimizimit.

Si do të jetë aksioni opozitar?

Nuk jam për të shpalosur aksionin opozitar, por unë them se do të ketë diversivitet në mënyrë në bërjes së aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat