Voltana Ademi: Sot Edi Rama u shpall “non grata”! Ky është vetëm fillimi…

Shqipëria

Voltana Ademi: Sot Edi Rama u shpall “non grata”! Ky është vetëm fillimi…

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:38
Voltana Ademi

Edi Rama devijoi itinerarin politik për këtë fundjavë, por jo edhe shkodranët të cilët ishin mbledhur ta presin kryeministrin i cili i kishte harruar që ekzistojnë si popull, qytet dhe qark i përmbytur për muaj me radhë.

Qindra qytetarëve që protestuan për gjendjen e rëndë ekonomike, padrejtësinë sociale të Edi Ramës dhe së fundi rrënimit të biznesit që po i bënë me skemën e re të TVSH-së, iu bashkua edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e cila vazhdon të qeverisë me njërën ndër bashkitë më të rëndësishme në Shqipëri, por pa kryeministër. Përmes rrjetit social Facebook kryebashkiakja Voltana Ademi duke falënderuar  protestuesit shprehet:

“Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet,” thekson Ademi por ka një falënderim të veçantë:

“Një falënderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël.”

Për qeverinë më armike të shkodranëve, siç shprehet ajo, ka në fund edhe një mesazh:

“Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat