Akuzat e ambasadorit amerikan, reagon ish Kryeprokurori Llalla

Shqipëria

Akuzat e ambasadorit amerikan, reagon ish Kryeprokurori Llalla

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:31
Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar pas akuzave të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu.

Ai mohoi akuzat për korrupsion të ambasadorit Lu, duke i quajtur ato si tinzare dhe të pavërteta. Llalla tha gjithashtu se është gati të rrëzojë ato akuza në çdo gjykatë, nëse është e nevojshme.

“Hedh poshtë akuzat tinzare, kundër meje, për korrupsion, nga ana e ambasadorit amerikan, Lu. Ato akuza janë të pabaza dhe do të provohen si të pavërteta para çdo gjykate, nëse paraqiten”, deklaroi Adriatik Llalla.

Më tej Kryeprokurori theksoi se mbështet reformën në drejtësi, por është kundër çdo përpjekjeje për të vënë drejtësonë nën kontrollin e kujtdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat